Procesi i votimit për kërkesën e PD për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ndezi debat në seancën e sotme.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla iu përgjigj demokratëve duke sqaruar se sipas rregullohet votohet kërkesa, ndërsa u drejtua duke thënë ‘sqaroni kryetarin tuaj që të mos dalë në televizion dhe t’ia fus kot’.
Partia Socialiste ka rrëzuar me 79 vota kërkesën e Partisë Demokratike për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.
“Sa i përket kërkesës së më shumë 36 deputetëve për shkarkimin e Peleshit. Zoti Këllëçi dhe ju të tjerët që keni ngelur këtu rregullorja e ka sqaruar që votohet kërkesa. Votimi bëhet i fshehtë sa herë që bëhet fjalë për persona. Sqaroni kryetarin tuaj që të mos dalë në TV dhe t’ia fusë kot siç bën. Votohet kërkesa për shkarkim.
U mbush mali plot me rrush dhe na polli 10 vota në favor të kërkesës për shkarkim, mblidhni gruipin dhe gjeni votat. Nuk kanë ardhur nga ne, por s’dihet nga kanë ikur. Erdhët me 36 dhe dolët me 10, kur të vini herë tjetër s’dihet si dilni”, tha Balla.
Top Channel