“Hajdutët janë komshinj kudo”, Myslym Murrizi: Oerdi dhe Damiani kanë një pastruese filipineze, e marrin me radhë për vilat në Palasë 30/10 20:22
Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.
Informacionet bëjnë me dije se mbledhja e qeverisë së Edi Ramës dhe Giorgia Meloni do të mbahet më 13 nëntor.
Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje për bashkëpunim strategjik me qeverinë italiane, në të paktën 10 fusha që nga shëndetësia, energjia e Mjedisi deri te industria e sigurisë apo rritja inteligjente.
Kjo marrëveshje do të jetë ajo që pritet të nënshkruhet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni.
Top Channel