‘Luciano Spalletti është njeriu i duhur për të rikthyer Juventusin në nivelet e larta’-kështu është shprehur Walter Sabatini që e njeh shumë mirë ish trajnerin e Italisë teksa ka punuar me të te Roma. Në një intervistë të gjatë për ‘La Gazzetta Dello Sport’, ish drejtuesi i verdhekuqve ka shprehur besimin e tij te Spalletti në aventurën e tij të re në Torino.

Intervista e plotë:

Përse mendoni se Spalletti është njeriu ideal për të pasuar Tudor?

‘Sepse te Juventus, në situatën aktuale, nuk mjafton një trajner që thjesht i bën mirë gjërat

Që domëthenë?

Bardhezinjtë kanë nevojë për diçka më shumë dhe Luciano është gjeniu ideal për t’i ringritur. Juventus ka mungesë lidershipi në fushë, kur mungojnë ata që marrin përdore skuadrën, është e nevojshme për një lojë të evoluar në mënyrë që problemet të eliminohen. Tani nuk është e mjaftueshme të bësh thjesht mirë. Nuk kam folur me Spalletin, por nëse kjo është zgjedhja e klubit, Luciano do të jetë njeriu i duhur, në vendin e duhur dhe në momentin ideal. Juventus ka nevojë për Lucianon dhe Luciano për Juventusin’

Çfarë mund të jetë Juventusi për Spallettin?

‘Morfinë e pastër’.

Deri këtu ka arritur puna…

‘Luciano po vuan fizikisht për dështimin me Kombëtaren, nuk gjen paqe. Dhimbja që po i shkakton eksperienca me Të Kaltrit nuk qetësohet me aspirinë, ai ka përjetuar cdo ditë në Coverciane me shpirt patriotik. Spalleti për të shuar dhimbjen ka nevojë për morfinë në doza industriale dhe Juventusi mund të përfaqësojë këtë. Është një rast ideal dhe që nuk duhet humbur si për klubin ashtu dhe për Lucianon’

Spalletti është në provën e algoritmeve(të Comolli)?

‘Flasim për një trajner që vetëm 3 vite më parë fitoi një titull kampion duke aplikuar lojë të bukur; Napoli i tij ishte shprehje e një futbolli vizionar. Nuk duhen algoritmet për ta kuptuar, por unë jam i bindur se edhe shifrat e certifikojnë. Nuk jam i apasionuar pas statistikave, por një gjë të jetë e qartë; në botën e sotme duhet të bashkëjetosh dhe të shfrytëzosh potencialin e inteligjencës artificiale, edhe në futboll. Të mos evulohesh është si të vazhdosh të shkruash me penë me pendë’

Loja e bukur e Spallettit a përputhet me ADN juventine ‘të fitosh nuk është e rëndësishme, por është e vetmja gjë që ia vlen”

‘Të luash mirë ndihmon dhe prodhon fitore. Çdo skuadër duhet të jetë euforike teknikisht. Ose e dëshpëruar’

Totti ka fituar Këpucën e Artë me Spalletin në pankinë, Icardi me Interin dhe Osimhen te Napoli, klasifikimi i golashënuesve të Serie A: a do të mjaftojë tekniku toskan për të rizgjuar para portës David, Vlahovic dhe Opendan?

‘Ajo e Spallettit është një lojë që gjeneron, avantazhuese për sulmuesit. Icardi te Inter shkonte me një mesatare 1 gol për ndeshje, po kështu dhe osimhen. Luciano bën skuadra që shkojnë në zonë me 5-6 futbillistë dhe me linja kalimi precize. David do të kthehet të shënojë me ritme si te Lillë dhe Vlahovic do të rikthehet’

Vlahovic është drejt mbylljes së kontratës, si do ta menaxhonit ju?

‘Duke e aktivizuar cdo herë. Tani për Juventusin kanë rëndësi ndeshjet dhe kualifikimi për në Ligën e kampioneve të sezonit tjetër, jo e ardhmja. Dhe Vlahovic deri në fund mund të japë ndihmën e tij’

Si e imagjinon Yildiz në lojën e Spallettit?

‘E imagjinoj të papërmbajtshëm. Është një talent i mrekullueshëm, i ri, por vendimtar në nivelet më të larta. Yildiz mund të jetë sic ka qenë Kvaratskhelia për Napolin në vitin e titullit me Spallettin. Jo aq për karakteristikat që janë të ndryshme, por për impaktin në skuadër dhe ndeshje’.

Përvec Yildiz, cilët janë futbollistët më ‘spallettainë’ te skuadra bardhezi?

‘Spalletti është ekzaltimi i lojës së bukur dhe voluminoze; të gjithë futbollistët marrin avantazhe. Jam i bindur se Koopmeiners do të ‘ringjallet’ me Lucianon. Nëse do të duhet të gjej gjilpërën në kashtë…them se ndoshta Juventusit i duhen më shumë opsion në mesfushë. Por…’

“Spalletti è l’esaltazione del bello e anche del volume di gioco: tutti i giocatori ne traggono vantaggio. Sono convinto che Koopmeiners si rilancerà con Luciano. Se proprio devo trovare un pelo nell’uovo, magari alla Juventus serviranno maggiori opzioni a centrocampo. Però…”.

Por…

‘Nuk më pëlqen të jap këshilla nga jashtë, nuk dua të dukem i paedukuar’

Nëse nesër ju merr një klub shumë i pasur, për cilin futbollist të Juventusit do të bënit çmenduri si president?

‘Me siguri për Yildiz, por jam i sigurt se nuk bëhet fjalë për një zgjedhje origjinale; turku vlen shumë. Kam pikë të dobët edhe Conceiçao: taktika është e rëndësishme, por kur shoh një ndeshje iu gëzohem veprimeve në lojën një për një të portugezit

Tudor u shkarkua pas 8 ndeshjeve pa fitore, 3 humbje radhazi(Como, Real Madrid, lazio) dhe 4 sfida pa shënuar. Kush ishte faji kryesor i kroatit?

‘Tudor transmetoi ndjenjën e përkatësisë, ADN së Juventusit dhe karakter. Nuk mendoj se gabuar, thjesht skuadra nuk u ngrit lart. Mbeti në pistë, gjëra që ndodhin

Klubi do t’i  kërkojë Spalletit të rivlerësoje blerjet e kësaj vere që u përdorën pak nga Tudor; çfarë ndjesish keni?

‘Po ju tregoj një anekdotë për periudhën e spallettit te Roma. Një ditë ai vjen në zyrën time dhe më thotë: “Walter, e di që kemi një kampion?” dhe unë i them: “Luciano, kush?”. I referohej Emerson palmierit, që në atë moment e kishim marrë nga Palermo me huazim. Spalletti e ngriti dhe si pasojë .Emerson luajti me Italinë dhe fitoi gjithçka me Chelsea’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta