Vendi i fundit mund kryesuesin, Flamurtari arrin fitoren e parë këtë sezon kundër Vllaznisë
29/10/2025 18:58
Një surprizë e madhe ka ndodhur në javën e 9-të të Superiores, me Vllazninë kryesuese që u mposht nga vendi i fundit, Flamurtari.
Takimi i luajtur në Vlorë ishte i luftuar, por goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 73’ nga Marku me penallti, e cila erdhi në mënyrë të çuditshme pas një goli të anuluar vetëm pak momente më parë.
Shkodranët tentuan të dilnin me pikë nga ky takim, por në fund, ata që festuan ishin vlonjatët.
Kjo ishte fitorja e parë e këtij sezoni për Flamurtarin, që tashmë e sheh si një pikë kthese për të dalë nga fundi, ndërsa Vllaznia vijon të jetë në vendin e parë, me rivalët që i afrohen.
REZULTATI:
FLAMURTARI 1-0 VLLAZNIA
Marku (P) 73’
Top Channel