Luciano Spalletti gjatë karrierës së tij ka pasur një raport të vështirë me shumë kapitenë të skuadrave që ai ka drejtuar, sidomos në periudhën e fundit. Sigurisht këtu duhet nënvizuar se rrethanat nuk e kanë ndihmuar asnjëherë trajnerin nga Certaldo.

Te Roma, klubi i kërkoi që të ndalë Francesco Tottin dhe gjithçka që ai mbartte, te interi ishin futbollistët që i kërkuan t’i hiqnin autoritetin Mauro Icardit për shkak të fjalëve të Ëanda Narës që në atë kohë ishte bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e futbollistit. Te Napoli, me Lorenzo Insignen raporti ishte i stuhishëm, por futbollisti vendosi të largohet nga Napoli pikërisht kur në stol ishte Spalletti

Tani që Spalletti është praktikisht trajner i Juventusit, kthehet kjo cështje me Manuel Locatellin. Dhe raporti mes kapitenti bardhezi dhe ish trajnerit të Italisë është që tani i vështirë. Kjo krisje e marrëdhënieve mes tyre daton në vitin 2024, kur trajneri toskan ulej në stolin e Të Kaltërve. Pas një sërë grumbullimesh në kombëtare, ish futbollisti i Sassuolos e Milanit nuk ishte më në listën paraprake të 30 lojtarëve të përzgjedhur të Spalletit për Evropianin e Gjermanisë. Një zgjedhje që futbollisti nuk e priti aspak mirë, aq sa në atë kohë bëri një postim ne Instagram story, një faqe krejt të zezë për të treguar gjendjen shpirtërore të tij.

Lënia e Locatellit jashtë turneut më të rëndësishëm evropian, u konfirmua nga vetë Spalleti që e motivoi kështu zgjedhjen e tij: ‘Manuel gjuan mirë, ka cilësi mbrojtëse të shkëlqyera, ndoshta është pak konservativ për mënyrën si po shkon ky rol, por ndoshta në shtator do të kthehet me ne, i kërkoj ndjesë që nuk e grumbullova’-ishin fjalët e Spallettit në atë kohë.  Nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim  e të shohim se cfarë do të ndodhë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta