Premier League, nderon Eden Hazard, belgu hyn në ‘Hall of Fame’
Reali i Madridit është gati të nisë një përballje frontale me UEFA pas vendimit të Gjykatës së Madridit për çështjen Super League që konfirmoi abuzimin me pozicionin dominues të organizmit më të lartë të futbollit evropian.
Nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit merenges, presidenti Florentino Perez bëri të ditur se është gati t’i kërkojë UEFA dëmshpërblim për dëmet që i shkaktoi Realit të Madridit.
Gjykata në kryeqytetin spanjoll konfirmoi në apel se UEFA ka abuzuar me pozicionin e saj dominues në tentativën për të penguar krijimin e një kompeticioni evropian alternative në 2021, një vendim që pason atë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në 2023 që kishte pranuar se UEFA dhe FIFA kishin ushtruar shumë më tepër pushtet, duke penguar konkurrencën e lirë në tregun e futbollit continental. Sipas AFP, gjykata spanjolle vendosi që dy organizmat e lartë të futbollit, penguan konkurrencën e lirë duke imponuar kufizime të pajustifikuara dhe disproporcionale mbi Super League
KOMUNIKATA E REALIT TË MADRIDIT
‘Reali i Madridit e mirëpret vendimin e Gjykatës së Madridit për të hedhur poshtë apelin e bërë nga UEFA, RFEF dhe La Liga duke konfirmuar se UEFA ka shkelur rëndë normat për konkurrencën e lirë të Bashkimit Evropian në lidhje me cështjen Super League, në linjë me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, duke abuzuar me pozicionin e saj dominues. Ky vendim hap rrugë që të kërkojmë dëmshpërblime për dëmet e pësuara nga klubi. Reali I Madridit njofton gjithashty se gjatë 2025 ka qenë vazhdimisht në kontakt me UEFA për të gjetur zgjidhje, por gjithsesi pa arritur një akord përsa i përket një qeverisjeje më transparente, me qëndrueshmëri financiare, në mbrojtje të futbollistëve dhe për përmirësimin e eksperiencës së tifozëve duke përfshirë modelin e transmetimeve falas dhe të aksesueshme në nivel global sic ndodhi në Botërorin e Klubeve. Si pasojë, klubi bën të ditur se do të vazhdojë të punojë për të mirën e futbollit global dhe të tifozëve të tij dhe në të njëjtën kohë do t’i kërkojë UEFA dëmshpërblime të larta për dëmet e pësuara’
Top Channel