Renditja/ Katër skuadra në garë për titull, Partizani dhe Tirana në zonën e rënies. Si paraqitet situata në Superiore pas javës së 9-të

29/10/2025 21:55

Java e 9-të e Kategorisë Superiore ka përfunduar me disa rezultate interesante që kanë lëkundur renditjen dhe kanë ndezur garën për kreun.

Në derbin e kryeqytetit, Dinamo e Ilir Dajës arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Partizanit, duke i shkaktuar “demave të kuq” disfatën e parë me trajnerin Kërnaja në stol.

Në “Arenën Kombëtare”, Elbasani befasoi Tiranën me një sukses të pastër 3-1 në transfertë, duke u rikthyer fuqishëm në garën për vendet e para. Ndërkohë, Flamurtari triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Vllaznisë, në një ndeshje të luftuar deri në fund.

Në përballjet e ditës së djeshme, Egnatia mposhti Teutën me shifrat 1-0, ndërsa Bylisi fitoi 2-1 ndaj Vorës në Ballsh.

Rezultatet e sotme:

Dinamo 2–0 Partizani

Tirana 1–3 Elbasani

Flamurtari 1–0 Vllaznia

Rezultatet e djeshme:

Bylis 2–1 Vora

Egnatia 1–0 Teuta

Renditja:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta