Pas fitores me Udinesen, John Elkann takon skuadrën për t’i inkurajuar
Eden Hazard hyn në Hall of Fame të Premie League. Ish sulmuesi i Chelsea në këtë mënyrë konsiderohet si një prej futbollistëve më të mirë në historinë e kampionatit anglez. Pavarësisht eksperiencës jo pozitive në Spanjë, ai ka lënë gjurmë në 7 sezonet e tij në Angli me fanelën e Chelsea
Belgu ka qenë ylli i ‘Bluve’ dhe një prej futbollistëve më të mirë në botë gjatë qëndrimit të tij në Londër; 352 ndeshje, 110 gola të shënuar e 52 asiste në 7 sezone të paharruar në Stamford Bridge. Sipas faqes së Premier League, Hazard është një prej futbollistëve më të mirë të kampionatit në dekadën e 2010 dhe shifrat e thonë këtë; në periudhën 2012-2019, futbollisti i Chelsea ishte lojtari që krijoi më shumë raste në Premier Leage, 595
Për më tepër Hazard ishte konsideruar si mjeshtër I driblimit duke qenë edhe lojtari që kishte bërë më shumë të tillë; 909. Sezoni 2014/15 ka qenë sezoni më I mirë me 180 driblime të realizuara nga Hazar, shifra e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Po kështu, Hazard është shpallur Lojtari I Ndeshjes, 62 herë, një shifër që e ka kaluar vetëm Harry Kane
Eden Hazard është pjesë e një liste me 24 futbollistë dhe 2 trajnerë që kanë hyrë në Hall of Fame që nga krijimi i saj në 2020. Më parë janë përfshirë: Shearer, Henry, Cantona, Roy Keane, Lampard, Bergkamp, Gerrard, Beckham, Rooney, Vieira, Aguero, Drogba, Kompany, Peter Schmeichel, Scholes, Ferguson, Ian Wright, Wenger, Tony Adams, Cech, Ferdinand, Ashley Cole, Andreë Cole dhe John Terry.
Top Channel