Përplasjet në ‘El Clasico’, Albiol kujton konfliktet te Spanja në epokën Mourinho: Lojtarët e Realit e Barçës s’komunikonin mes tyre…

29/10/2025 11:18

Sherri masiv mes lojtarëve të Realit të Madridit dhe barcelonës që u pa në El Clasicon e 26 tetorit, një imazh që nuk shihej prej rreth 10 vitesh. Kjo ngjarje që erdhi për shkak të një fraze të Lamine Yamal përpara ndeshjes u komentua nga një futbollist si Raul Albiol që si ish futbollist i Realit të Madridit ka përjetuar El Clasico të nxehtë..

Më kujtoi epokën tonë, sidomos fundi i ndeshjes që pati sherr-tha Albiol në një intervisë për Cadena Ser duke iu referuar epokës së Jose Mourinhos dhe Pep Guardiolës-në fund flitet shumë, por duhet të mbetet aty, në fushën e lojës. Nuk është e këndshme të dëgjosh fraza të tilla; shihemi në rrugë, janë fraza që as vetë Yamal, Carvajal e Vinicius nuk i mendojnë’

Duke u kthyer pas në kohë te epoka e duelit Mourinho-Guardiola, ishte diçka e zakonshme që në ndeshjet e El Clasico që shihje përplasje mes futbollistëve të Realit të Madridit dhe Barcelonës. Ishin Klasike që ndizeshin disa javë përpara sfidës dhe polemikat vazhdonin për shumë kohë edhe pas zhvillimit të ndeshjes. Tensione që sic kujton Albiol ka pasur momente që janë transmetuar edhe te përfaqësuesja spanjolle

Në epokën tonë, në kombëtaren e Spanjës shumë lojtarë ishin nga Barcelona dhe Realit Madridit, praktikisht përbënim të gjithë ekipin-tregon Raul Albiol që foli edhe për pasojat që sollën tensionet mes dy gjigandëve të futbollit iberik-po, është e vërtetë që ka pasur momente ku tensionet arritën edhe te skuadra përfaqësuese. Praktikisht, nuk kishte komunikim mes futbollistëve të Realit të Madridir dhe Barcelonës. Por gjithnjë ka pasur respekt mes tyre në stërvitje dhe në ndeshje, këto tensione nuk ndikuan aspak’

E megjithatë pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të shumta në epokën e Mourinhos dhe Guardiolës, ‘La Roja’ në atë kohë përjetoi një nga epokat më të lavdishme të saj, për të mos thënë me të lavdishme teksa arriti të fitojë Botërorin e parë në historinë e saj në 2010 dhe titullin e tretë evropian në 2012

Kemi treguar se pavarësisht gjithçkaje kombëtarja fitoi, kur të shkojnë në Botëror, do të tentojnë të fitojnë këtë kompeticion-komentoi Albiol që shprehu besimin se ajo cfarë do të ndodhë në 26 tetor nuk do të sjellë probleme te kombëtarja spanjolle në botërorin e 2026 ku La Roja shkon me kurorën e kampiones së Evropës

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta