Barcelona dhe telashet s’kanë të sosur, 8 futbollistë në infermieri 29/10 22:12
Pas 8 ndeshjeve thatësirë, Juventusi u kthye te fitorja teksa në Allianz Stadium mposhti Udinesen me rezultatin 3-1, suksesi i parë i bardhezinjve pa Igor Tudor, por me Brambillan si trajner të përkohshëm.
Presidenti i kompanisë Exor, John Elkann, me këtë rast preferoi të zbresë në dhomat e zhveshjes për një takim të shkurtër me futbollistët
Elkann deshi të qëndrojë pranë skuadrës në një moment sa të vështirë aq edhe delikat, me Juventusin që pa llogaritur Brambillën është në pritje të trajnerit të tretë në këto 7 muajt e fundit. Kështu, pas Thiago Mottës dhe Igor Tudor tani Zonja e Vjetër përgatitet të presë Luciano Spalletti
Top Channel