Luciano Spalletti thotë ‘Po’, do të jetë trajneri i ri i Juventusit, si do të ndryshojë ‘Zonja e Vjetër’

29/10/2025 09:23

Luciano Spalletti do të jetë trajneri i ri i Juventusit. Ish tekniku i kombëtares italiane ka pranuar propozimin e drejtuesve të Zonjës së Vjetër dhe do të nisë zyrtarisht punën ditën e enjte me objektiv rritjen e lojës së skuadrës dhe ta çojë atë në zonën Champions.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, Luciano Spalletti ka arritur marrëveshjen me drejtuesit për një kontratë deri në qershor të 2026 me pagë 3 milionë euro, e cila do të rinovohet automatikisht dhe do të shoqërohet me një rritje të lehtë të pagës për 2 vjet nëse skuadra bardhezi kualifikohet në zonën Champions.

Është një punë e madhe që e pret Spallettin me këtë të fundit që tashmë ne mendjen e tij duket se e ka nisur atë. Juventus, me të në stol do të ndryshojë fytyrë, do të kthehet ne skemën me 4 mbrojtës dhe 3 sulmues, repart ku do të jenë Yildiz dhe Conceiçao të cilëve do t’iu bashkohet Vlahovic e David. Por misioni i madh dhe i vërtetë i trajnerit do të jetë rikuperimi i Koopmeiners, një investim i rëndësishëm i bërë përpara një viti, por që është zhvlerësuar shumë.

Për të bindur ish trajnerin e Italisë dhe napolit, Juventusit nuk iu desh shumë punë. Dëshira apo shansi i madh për të drejtuar një skuadër të nivelit si Juventus, ndihmuan shumë që bisedimet mes drejtuesve të klubit dhe trajnerit  të mbylleshin shpejt. Por duhet thënë se gjatë ditës së martë, Drejtori Teknik i Juventusit, Modesto tentoi t’i paraqesë Comollit edhe kandidaturën e raffaele Pallafino të cilin e njeh që nga kohët kur ishin te Monza. Ishte një bisedë mirësjelljeje por asgjë më shumë, kjo sepse Shefi Ekzekutiv i klubit bardhezi e kishte bërë zgjedhjen dhe ishte në pritje të përgjigjes pozitive të Spallettit, me këtë të fundit që mezi pret të nisë punën pas zhgënjimit me kombëtaren italiane

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta