Luciano Spalletti shumë shpejt pritet të ulet në pankinën e Juventusit dhe tani pritet të mësohet se cili do të jetë me të në stafin teknik të klubit bardhezi. Sipas të përditshmes ‘Tuttosport’, ata që do t’i bashkohen teknikut italian do të jenë disa figura të njohura, por do të ketë edhe emra të rinj.

Ndërsa për disa role ka akoma dyshime, për pozicionin e asistentit të Spallettit është e sigurt se di të jetë sërish Marco Domenichini, ashtu sic ka ndodhur edhe në eksperiencat e tjera të trajnerit nga Certaldo. Po kështu konfirmohet edhe një tjetër i besuar i Spallettit, Daniele Baldini që do të jetë bashkëpunëtor teknik, përsa iu përket anëtarëve të tjerë, ka ende pasiguri

Duke nisur nga përgatitësi atletik, një pozicion ky që është shumë i rëndësishëm. Spalletti dëshiron të punojë sërish me Francesco Sinatti, që kujdesej për gjendjen fizike të futbollistëve të Napolit në vitin e titullit të tretë të skuadrës. Por Sinatti do të duhet të punojë në sinergji me një personalitet i kërkuar me ngulm nga Damien Comolli; Darren Burgess. Australiani është vënë në rolin e Përgjegjësit për Performancën për të revolucionarizuar aspektin altetik të bardhezinjve.

Dyshime ka edhe përsa i përket trajnerit të portierëvr; favoriti është Adriano Bonaiuti që ka punuar me Spallettin kur ishin bashkë te Interi, te Udinese dhe te Roma në eksperiencën e parë me verdhekuqtë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta