Pas fitores me Udinesen, John Elkann takon skuadrën për t’i inkurajuar
Josep Martinez, portieri i Interit bëri surprizën teksa u shfaq në qendrën stërvitore të skuadrës milaneze, dicka që shihet si një shenjë normaliteti për të gjithë , sidomos për atë vetë, që është ende i turbulluar dhe në gjendje shoku pas aksidentit të frikshëm të një dite më parë.
Edhe pse klubi i dha liri të plotë për ditët në vijim duke e pritur vetëm javën e ardhshme, këtë të mërkurë spanjolli preferoi të paraqitej ne Pinettina, ishte një zgjedhje e tij, në autonomi totale. I vendosur nën hetim, Martinez preferoi të mos rrijë i mbyllur në shtëpinë e tij në Cerro Maggiore pranë Legnano, por të kalojë në rrugën e mallkuar ku ndodhi aksidenti I frikshëm dhe të stërvitet lehtë në Pinettina. Në raste të tilla të tmerrshme si kjo, të stërvisësh trupin nuk është aspak një problem, objektivi kryesor i klubit është të ruajë ekuilibrin psikologjik të sportistit.
Zikaltrit mendojnë ta bëjnë këtë me anë të stafit të tyre sipas një plani preciz pune; të martën një psikolog e priti në shtëpi spanjollin kur u kthye nga kazerma së bashku me menaxherin e skuadrës, edhe këtë të mërkure kontaktet me të kanë qenë të vazhdueshme. Bëhet fjalë për një ndihmë të nevojshme, ndërkohë që edhe organet gjyqësore do të bëjnë punën e tyre; do të duhen muaj që të kalojnë me Martinez që ka hijen e hetimeve mbi kokë.
Gjithesei, Martinez bëri mirë që shkoi të ritakojë shokët e skuadrës, disa prej të cilëve shkuan te vendi i aksidentit ku panë portierin me duar mbi kokë. Një përqafim special ishte ai I trajnerit Cristian Chivu, që i qëndroi shumë pranë spanjollit në orët e fundit. Interi do të kontaktojë me familjen e viktimës, ndërkohë që për tragjedinë foli edhe Beppe Marotta. ‘Ndodhi një ngjarje e rëndë dhe delicate. Jemi pranë familjes së viktimës por i jemi pranë dhe futbollistit tonë që e njohim shumë mirë. Janë situate, fatkeqësi që për fat të keq janë pjesë e jetës’-ishin fjalët e Presidentit të Interit
Top Channel