Ngjarja tragjike e së martës ka tronditur Interin, teksa portieri i zikaltërve, Josep Martinez shkaktoi aksident me pasojë vdekjen e një 81 vjecari. Spanjolli do të kthehet të stërvitet javën e ardhshme teksa është ende në gjendje shoku.

Nuk do të luajë ndaj Fiorentinës, Veronës dhe ndoshta edhe Kairat Almaty në Champions League, Klubi i ka vënë në dispozicion një psikolog për ta ndihmuar, por ndërkohë koha kalon dhe kalendari është i ngjeshur dhe kështu Interi duhet të jetë gati në cdo moment. Në rolin e portierit pas Jan Sommer do të jenë Alessandro Calligaris që është thirrur në skuadrën e parë prej disa javësh për shkak të dëmtimit të portierit të tretë, Raffaele Di Gennaro dhe 18 vjecari Alain Taho.

Kush është Calligaris? I lindur në vitin 2005 dhe i rritur në Udine, ai mbron portën e Inter Under 23 në Serie C. Vitin e kaluar fitoi kampionatin Primavera, në këtë sezon ka 8 ndeshje mes profesionestëve duke e mbrojtur portën në 2 raste. Nuk ka luajtur në 2 sfidat e para ndaj Novarës dhe Pro Patrias dhe e bëri debutimin në Coppa Italia Serie C ndaj Lumezzane. Ai nuk ishte as në sfidën me Renaten, i impenjuar në skuadrën e parë. Sezonin e kaluar në kategorinë e tij ao e ka mbajtur portën të paprekur në 13 raste, shifër që shkon në 33 duke përfshirë të gjithë kompeticionet. Po kështu Calligaris, ka qenë në stol edhe në 21 ndeshje të skuadrës së parë të Interit dhe Chivu e mori me vete në Botërorin e Klubeve’

Kush është Alain Taho? Pas dëmtimit të Di Gennaros, Calligaris u bë portieri i tretë i Interit, por ajo që i ndodhi martinez, ka ndryshuar planet. Portieri i tretë do të jetë pikërisht Alain Taho, titullar në skuadrën Inter Primavera të Benito Carbone; këtë vit ai ka luajtur 5 ndeshje në kampionat, 3 në UEFA Youth League dhe një Superkupë ndaj Cagliarit ku priti edhe një penallti. Inter e fitoi trofeun edhe falë tij. I lindur në 2007, 18 vjec, Alain Taho ka lindur një ditë pas sfidës Inter-Empoli e fituar nga zikaltrit 3-1 me gola të Stankovic, Recoba dhe Cruz dhe ishte data 29 prill. I rritur në Milano nga prindër shqiptarë, ai nisi të bëjë pritjet e para në qendrën Schuster, shumë pranë Parkut Lambro dhe më pas e mori Interin. Vitin e kaluar, Inzaghi e mori Alain Tahon në stol kundër Genoas  dhe në Kupë ndaj Lazios. Në tetor bëri debutimin me Kombëtaren shqiptare të U21 duke luajtur për 25 minuta ndaj San Marinos. Trajneri i portierëve, Gianluca Spinelli do ta ndihmojë atë të rritet profesionalisht

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta