Ditët e Mios, edicioni i 15-të i takimit ndërkombëtar të piktorëve
29/10 20:15
Në Shkodër ka përfunduar edicioni i 10-të i Festivalit të Këngës Qytetare “Luleborë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit, i organizuar nga Bashkia e Shkodrës.
Fitues i këtij edicioni u shpall Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish”, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë Laorjan Ejlli dhe Martina Serreqi.
Nën drejtimin artistik të soprano-s me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit Zef Çoba, festivali ofroi 16 këngë që ndërthurën traditën e muzikës qytetare me krijimtarinë bashkëkohore.
Një tjetër risi e këtij edicioni ishte rikthimi i Orkestrës Simfonike në skenën e Teatrit “Migjeni”.
Top Channel