Elbasani ka dhuruar një paraqitje spektakolare në “Arenën Kombëtare”, duke mposhtur Tiranën me rezultatin e thellë 4-1 dhe duke u rikthyer mes skuadrave pretendente për kreun e Kategorisë Superiore.

Verdheblutë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke dominuar ritmin dhe duke shënuar dy gola në fundin e pjesës së parë me Tsage në minutat 38’ dhe 43’. Tirana u përpoq të reagonte në pjesën e dytë dhe arriti të ngushtonte diferencën me Tabekun në minutën e 65’, duke rikthyer shpresën për “bardheblutë”.

Megjithatë, minutat shtesë ishin një makth për skuadrën kryeqytetase. Elbasani goditi dy herë në kundërsulm — fillimisht me Ze Gomes në minutën e 90+2’, e më pas me Diallon në minutën e 90+6’, duke vulosur një fitore bindëse dhe tre pikë të arta në transfertë.

Rezultati përfundimtar:

Tirana 1–4 Elbasani

65′ Tabeku / 38′, 43′ Tsage, 90’+2′ Ze Gomes, 90’+6′ Diallo

Renditja:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta