Ekskluzive/ Disfata me Elbasanin “mbush kupën” te Tirana, Bordin drejt shkarkimit nga stoli bardheblu. Kush pritet ta zëvendësojë
29/10/2025 22:07
Disfata e fundit 1-4 me Elbasanin duket se është e fundit për trajnerin italian Roberto Bordin në stolin bardheblu.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se tekniku italian është shumë pranë shkarkimit, pasi Tirana nuk ka arritur dot të grumbullonin pikët e duhura, me bardheblutë që ndodhen në vendin e parafundit të renditjes.
Gjithashtu mësohet se ish-trajneri i Gjilanit dhe Shkëndijës, Ardian Nuhiji do të jetë trajneri i ardhshëm i Tiranës.
Top Channel