Dinamo dominon derbin, mund me dy gola Partizanin dhe i afrohet kreut
29/10/2025 21:47
Dinamo e Ilir Dajës ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në “Elbasan Arena”.
Bluve iu deshën vetëm 20 minuta në pjesën e dytë për të zhbllokuar ndeshjen dhe për të vulosur suksesin. Një autogol i Atanaskoskit në minutën e 54-të i dha avantazhin Dinamos, ndërsa në minutën e 75-të, Neziri shënoi golin e dytë, duke siguruar tri pikë me shumë vlerë për skuadrën e Dajës.
Në krahun tjetër, kjo ndeshje shënon humbjen e parë për trajnerin e Partizanit, Oltjon Kërnaja, që pas disa rezultateve pozitive, u ndal pikërisht në derbin më të nxehtë të javës.
Rezultati përfundimtar:
Dinamo 2–0 Partizani
Atanaskoski 54’ (autogol), Neziri 75’
Renditja:

Top Channel