Totti, Icardi, Insigne, tani radha e Locatellit? Raportet e tensionuara të kapitenëve me Spallettin…
Që nga dita e martë aksidenti i Josep Martinez ku humbi jetën 81 vjecari invalid Paolo Saibene është në qendër të vëmendjes. Piloti 27 vjecar spanjoll është tashmë në hetim për këtë ngjarje ku viktima ishte një ish punëtor në një ndërmarrje të madhe milaneze në sektorin mekanik dhe i mësuar të lëvizte me atë mjet.
Shpesh ai ndalonte në pikën më të afërt të furnizimit me karburant, por këtë radhë në mënyrë të çuditshme ai pa duke u lëkundur për disa metra dhe u spostua në mënyrë të improvizuar në të majtë, të paktën kështu thotë portieri i Interit në versionin e tij të fakteve dhe dëshmitë e personave të tjerë që ishin të pranishëm në atë zonë në atë moment. Një manovër fatale, përplasja ishte e paevitueshme pavarësisht tentativës së Martinez për të frenuar; shenjat e gomave në rrugë janë për 10 m dhe të gjitha nga e njëjta anë e rrugës
Në mënyrë të detajuar, aksidenti ndodhi pak pas orës 09:30 në Rrugën Bergamo a Fenegrò, një fshat në provincën e Como dhe që është pranë qendrës stërvitore të Interit. E kotë ishte edhe tentativa për t’i ardhur në ndihmë viktimës nga vetë Martinez dhe një gruaje që drejtonte makinën pas asaj të portierit. Edhe ajo ashtu sikurse pasagjerja që kishte në krah e kuptuan që në distancë lëvizjen anormale të kuadriciklit dhe më pas tentoi të shpëtojë të moshuarin me një masazh kardiak, një tentativë që rezultoi e kotë. Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë duke përfshirë edhe ambulancën e ardhur nga Saronno dhe helikopterin e ndihmës së shpejtë të Comos për një transportim të të moshuarit për në spital, Paolo Saibene u konstatua i vdekur në vend.
Në vendngjarje erdhën menjëherë karabinierët për të mbledhur provat dhe për të rindërtuar dinamikën e aksidentit tragjik. Josep Martinez nuk mbeti i lënduar, por ishte në gjendje shoku; menjëherë pasi lajmëroi klubin, atij iu bashkuan mjeku, menaxheri dhe përgjegjësi i sigurisë që u kujdesën për të në orët në vijim.
Zona ku ndodhi aksidenti është një rrugë me korsi në cdo drejtim pa trafik ndarëse, në anë janë dy korsi të tjera të vogla të pa kufizuara nga një linjë e verdhë pa ndërprerje. Këtu kalojnë cdo ditë ciklistë që janë shumë pranë automjeteve, është një rrugë e rrezikshme duke parë se kanë ndodhur aksidente të ndryshme, disa të rënda dhe të gjitha në të njëjtin kilometër. Martinez po drejtonte makinën e tij Suv Byd, markë kineze dhe partneri i ri i automjeteve të Interit, të cilin futbollisti e kishte marrë në dorëzim vetëm përpara 15 ditësh. Rastësia do që për Josep kjo të ishte vetëm hera e dytë që drejtonte këtë makinë. Në atë rrugë të mallkuar është e lejuar një shpejtësi maksimale 70 km në ore; karabinierët nuk verbalizuan asgjë në lidhje me shpejtësinë e makinës së spanjollit që mesa duket ishte brenda kufijve.
Martinez u dërgua në fillim në spitalin e Saronnos për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit dhe drogës, të dy negativë dhe më pas dha dëshminë e tij në rajonin e policisë së Lomazzos i shoqëruar nga një avokat penalist i caktuar nga klubi. U morën edhe dëshmitë e dy grave që ishin në makinën pas asaj të futbollistit dhe të dyja konfirmuan versionin e Martinez
Hetimet që do të kenë edhe autopsinë e viktimës në ditët në vazhdim, nuk janë mbyllur; nuk përjashtohet që i moshuar të jetë ndjerë keq në atë moment dhe për këtë arsye humbi edhe kontrollin. Ndërkaq, prokuroria sekuestroi kuadriciklin, që është shkatërruar thuajse krejtësisht, të makinës dhe telefonit të futbollistit për të parë nëse ai ishte duke e përdorur në atë moment. Hetimet pritet të zgjasin për disa muaj dhe gjatë kësaj periudhe Martinez do të mbetet person nën hetim për vrasje me aksident rrugor sipas nenit 589 bis të kodit penal italiane në bazë të të cilit, teorikisht rrezikon 2 deri në 7 muaj burg. Nëse konfirmohet manovra a paparashikuar e viktimës atëherë procedimi do të arkivohet pa pasoja penale
Top Channel