Barcelona dhe telashet s’kanë të sosur, 8 futbollistë në infermieri
Juventus ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë për lëvizjet që ka bërë në pankinë teksa ka shkarkuar trajnerin Igor Tudor, vendin e të cilit do ta marrë Luciano Spalletti.
Një prej drejtuesve të Zonjës së Vjetër dhe një symbol i klubit torinez, Giorgio Chiellini foli përpara ndeshjes mes Juventusit dhe Udineses ku nuk ngurroi të falenderojë trajnerin kroat.
‘Mendoj se duhet të falenderojmë Igor Tudor që bëri një punë të rëndësishme, vitin e kaluar na kualifikoi për në Ligën e Kampioneve. Ky ishte një vendim i ndarë me klubin-tha Giorgio Chiellini-besoj se Spalletti është një trajner i madh, me eksperiencë dhe lojë modern, por prisni se ende nuk wshtw hedhur firma’.
Duke u kthyer te shkarkimi i Tudor, Chiellini tha se nuk ishte aspak e lehtë për klubin marrja e këtij vendimi.
‘Shkarkimi i Tudor ishte i vuajtur sepse nuk është në ADN-në e Juventusit-tha Chiellini-do të jetë një vit tranzicioni sepse do të kërkojmë të vendosim bazat për Juventusin që të mund të kthehet të fitojë. Duhen edhe 30 ndeshje dhe gjithcka është ende në lojë, mendoj se mund të nisë një rrugëtim i ri. Drejtori i ri Sportiv? Në javët e ardhshme do ta bëjmë njoftimin sepse mungon në organigramë’
Top Channel