Turqi, thellohet skandali i basteve, përfshihen presidentë e drejtues klubesh, gazetarë dhe avokatë
Infermieria e Barcelonës vazhdon të jetë plot. Sot për sot, janë 8 futbollistë që nuk mund të zbresin në fushën e lojës. Lewandowski dhe Dani Olmo janë në fazën e fundit të rikuperimit dhe do të jenë të parët e kësaj liste që do të kthehen të punojnë në skuadër, por trajnerët duan të tregohen shumë të kujdesshëm. Asnjë nuk dëshiron të nxitojë dhe të pësojë të tjera dëmtime.
Lewandowski në fazën e fundit të rikuperimit
Sulmuesi polak të hënën u stërvit pjesërisht me grupin dhe mund të jetë lajmi I mirë për ndeshjen me Elchen. Lewandoëski pësoi një dëmtim muskulor në bicepsin femoral në këmbën e majtë pas ndeshjeve me kombëtaren dhe ndonëse dukej se do të qëndronte jashtë fushave për 1 muaj, rikuperimi I tij po ecën mirë. Nga 8 lojtarët që janë aktualisht në infermieri. Leëandowski është ai që është më pranë kthimit në fushat e lojës
Dani Olmo, me grupin
Edhe katalanasi u dëmtua gjatë pauzës së kaluar të ndeshjeve të kombëtareve dhe këtë të mërkurë iu bashkua grupit. Pati një dëmtim muskular në këmbën e majtë dhe tani së bashku me Lewandoëskin është gati të dalë shpejt nga infermieria, por mbetet për të parë nëse do të jetë në listë ndaj Elche apo për sfidën e Ligës së Kampioneve të mërkurën e ardhshme
Raphinha, nuk ka një afat për rikthimin
Për Raphinan nuk ka afat të përcaktuar. Braziliani u dëmtua gjatë ndeshjes me Oviedon dhe javën e kaluar në fillim u bashkua me grupin dhe u duk se do të ishte në El Clasico. Por ndjesitë gjatë asaj jave nuk ishin të mira dhe të premten kreu testet mjekësore, nuk ka një dëmtim tjetër ne bicepsin femoral të këmbës së djathtë. Vazhdon të punojë vecmas grupit
Christensen, një mister
Rasti I danezit nuk është I qartë. Javën e kaluar nuk ishte në 2 ndeshjet e Barcelonës për probleme në stomak, por të hënën u mësua që ka një dëmtim në këmbën e djathtë me qendërmbrojtësin që vijon me kalvarin e dëmtimeve si sezonin e kaluar
Gavi, një muaj jashtë fushave
Një nga lajmet më të këqija të Barcelonës në këtë sezon ishte dëmtimi i Gavit. Mesfushori që u kthye sezonin e kaluar pas një mungese të gjatë u operua në fundin e shtatorit dhe kur iu nënshtrua në ndërhyrjeje, rezultoi se shqetësimet në menisk ishin më të rënda nga sa mendoheshin, do qëndrojë 4-5 muaj jashtë fushave
Ter Stegen, deri në fund të vitit
Edhe portieri gjerman u desh të operohej në shpatull dhe pritet që Marc Andre Ter Stegen të jetë në dispozicion të Barcelonës në fund të këtij viti ose në fillim të 2026
Joan Garcia, pas pauzës
Portieri katalanas që e nisi sezonin si titullar u dëmtua në ndeshjen me Oviedon në fund të shtatorit. U operua për një dëmtim në meniskun e gjurit të majtë. Vetë Joan Garcia deklaroi se synimi i tij ishte të kthehej për rreth 1 muaj, kështu që gjithçka tregon se ai do të jetë sërish në fushë pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve
Pedri, i fundit që hyn në infermieri
Pedri hyri këtë të mërkurë në infermieri. Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të luajë deri pas pauzës së ndeshjeve të kombëtareve. Këtë të mërkurë u stërvit në palestër teksa nisi procesin e riaftësimit
Top Channel