UEFA ndëshkon skuadrën shqiptare të Shkëndijes, klubi nga Tetova gjobitet dhe i kufizohen me kusht tifozët në ndeshjet Europiane

28/10/2025 23:38

UEFA ka penakizuar skuadrën shqiptare të Maqedonisë s Veriut, Shkëndijën për shfaqen e banderolave të konsideruara të papërshtatshme për lojën e futbollit, në ndeshjen e fundit në Conference League përbllë Shelbourne FC.

Më konkretisht klubi shqiptarë është ndëshkuar me një gjobë prej 20,000 eurosh dhe me mbyllje të pjesshme të sektorit 11 në një ndeshje të ardhshme si vendas, një masë që pezullohet me kusht që të mos përsëriten shkelje të ngjashme gjatë dy viteve të ardhshme.

KF Shkëndija thekson respektin e saj për rregullat e UEFA-s dhe angazhimin për të luftuar çdo formë diskriminimi, duke kërkuar bashkëpunim nga tifozët për të siguruar një ambient të sigurt dhe pozitiv në të gjitha ndeshjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta