Një ndeshje Botërori në…qiell? Arabia Saudite gati për ‘çmendurinë’ e madhe
Ndërsa drejtuesit e Juventusit kanë Luciano Spalletti si të zgjedhurin e tyre për të zëvendësuar Igor Tudor në pankinë, tifozët e Zonjës së Vjetër preferojnë dikë tjetër dhe bëhet fjalë për një njohje të vjetër të bardhezinjve sic është Raffaele Palladino.
Ish trajneri i Monzas dhe Fiorentinës ishte një prej 3 kandidatëve të Juventusit në garën për postin e trajnerit së bashku me dy ish trajnerët e Italisë, Spalletti dhe mancini.
Me këtë rast portali italian ‘Sportmediaset’ bëri një sondazh për të parë se cili ishte kandidati i preferuar i tyre dhe në fund rezultati i këtij sondazhi ishte i qartë. Palladino ishte fitues me mbi 40 mijë vota duke mbledhur 36% të preferencave duke lënë në vendin e dytë, pikërisht të zgjedhurin e drejtuesve të Zonjës së Vjetër, Luciano Spalletti me 36%, ndërsa Roberto Mancini ishte i treti më 30% të preferencave
Raffaele Palladino është një emër që po qarkullon prej disa ditësh në ambientet juventine edhe pse në javët e kaluara ai u fol për një kalim të tij te Atalanta si zëvendësues i mundshëm i Juric. Pra ai pëlqehet jo vetëm nga tifozët e Juventusit dhe konsiderohet si kandidati ideal për të hyrë menjëherë në lojë dhe ndoshta për të nisur një projekt afatmesme. Gjithsesi duket se tashmë zgjedhja është bërë, por Palladino gëzon afeksionin e popullit bardhezi
Top Channel