Ja përse e ndikon kontrata e re e Messit, rivalin e tij më të madh Cristiano Ronaldo
Bordi Ndërkombëtar i Futbollit IFAB që ndryshon rregullat e lojës së futbollit mendon për ndryshime të reja. Ky institucion do të bëjë një propozim që ka të bëjë me Sistemin VAR; do të kërkojë ndërhyrjen e tij në momentet kur arbitri jep kartonin e dytë të verdhë një futbollisti, gjithnjë kur nuk jepet në mënyrë korrekte.
Në një mbledhje virtuale me Komitetet Këshilluese Teknike dhe të Futbollit e drejtuar nga Noel Mooeny, drejtori Ekzekutiv në Federatën Uellsiane të Futbollit, IFAB diskutoi disa cështje dhe një prej tyre kishte lidhje me protokollin e sistemit VAR
Mes të tjerave u diskutua që arbitrat në sallën VAR të kenë mundësinë të ndërhyjnë kur arbitri i tregon një futbollisti kartonin e dytë të verdhë në mënyrë të padrejtë. Ky propozim do të bëhet në mbledhjen vjetore të IFAB që do të mbahet në 20 janar në Londër
Më pas në këtë mbledhje u diskutua për masa shtesë për të përmirësuar lojën efektive dhe për të minimizuae ndërprerjet dhe humbjen e kohës sic është numërimi mbrapsht në rivëniet anësore ose ato fundore. Një rregull I tillë është vendosur tashmë dhe vlen për portierët që nuk duhet të mbajnë më shume se 8 sekonda topin në dorë
Top Channel