Në 31 tetor, Erjon Veliaj lë burgun dhe, i shoqëruar nga një autoburg, do të transferohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të dëgjohet për versionin e tij se shkarkimi nga detyra e kryebashkiakut është antikushtetues.

Gjykata Kushtetuese njoftoi publikun se, duke pranuar kërkesën e ish-kryebashkiakut, automatikisht Kushtetuesja ka vënë në dijeni edhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për të marrë masat e për ta shoqëruar Veliajn në seancë plenare.

Vënia në dijeni e burgjeve ka ndodhur në datën 13 tetor. Pala tjetër që është njoftuar është SPAK, që do të përfaqësohet nga prokurorët e çështjes, të cilët pak javë më parë i dorëzuan gjykatës 30 të pandehur.

Në vijim, në datën 20.10.2025, pas shprehjes së vullnetit të kërkuesit, Gjykata ka njoftuar edhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me sa më sipër.

Vendimi për të shkarkuar Erjon Veliajn nga detyra e kryebashkiakut u mor në datën 25 shtator, duke hapur një front të ri në Kushtetuese, që si fillim pezulloi dekretin e presidentit për të mbajtur zgjedhje në Tiranë në datën 9 nëntor.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta