Renditja/ Vendi i parë ndahet mes Vllaznisë dhe Elbasanit, Partizani largohet nga play out-i, si paraqitet situata pas javës së 12-të
Në ndeshjet e para të javës së 9-të të Superiores, Bylisi dhe Egnatia regjistruan fitore të vlefshme, duke përforcuar pozicionet e tyre në renditje.
Bylisi fitoi 2-1 ndaj Vorës, duke dalë nga zona e ftohtë, ndërsa Egnatia triumfoi 1-0 ndaj Teutës, falë golit të Albanezes që i dha tre pikët e plota. Me këtë fitore, Egnatia ndodhet tani vetëm një pikë pas Vllaznisë, duke kërcënuar vendin e parë.
Në fundjavë, sfidat e tjera do të vendosin përfundimisht renditjen e fazës së parë të kampionatit. Partizani do të luajë derbin ndaj Dinamos, Tirana sfidon Elbasanin, ndërsa Vllaznia përballet me Flamurtarin.
Aktualisht, në zonën e ftohtë ndodhen Flamurtari, Tirana dhe Partizani, ndërsa gara për kreun mbetet e hapur.
RENDITJA:

Top Channel