Një aksident tragjik u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte. Më orën 09:43 në Rrugën Bergamo në Fenegro, në provincën e Como, një i moshuar 81 vjeç në karrocë elektrike u përplas nga një automjet në një qendër të banuar.

Në drejtimin e automjetit ishte portieri i dytë i Interit, Josep Martinez. Pavarësisht ndihmës së shpejtë mjekësore të marrë në moment, për të moshuarin u konstatua vdekja në vend. Forcat e rendit shkuan në vendin e ngjarjes për të marrë provat dhe për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, i moshuari në karrocë mund të ketë ndryshuar drejtim në mënyrë të papritur duke i prerë rrugën automjetit të drejtuar nga futbollistit zikaltër që menjëherë i erdhi në ndihmë 81 vjeçarit. Në shenjë zie për këtë ngjarje të rëndë, Interi vendosi të anulojë konferencën për shtyp të trajnerit Chivu që ishte parashikuar të mbahej në orën 14:00 të kësaj të marte.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta