Juventus-Spalleti mbyllet takimi, pritet vendimi përfundimtar, kontaktohet dhe Palladino
Përcaktuesi i gjyqtarëve të Serie A, Gianluca Rocchi, komentoi në emisionin Open VAR në DAZN mbi episodet më të diskutueshme të javës së kampionatit, duke u ndalur kryesisht te penalltia e dhënë në ndeshjen Napoli–Inter pas kontaktit mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo.
“Ky është një incident shumë i veçantë, me një problem të madh procedural. Arbitri mund të mos e ketë parë aksionin qartë dhe në këtë rast komunikon më shumë me VAR-in sesa me asistentin,” – shpjegoi Rocchi.
Ai kritikoi ndërhyrjen e gabuar të asistentit Bindoni, duke theksuar: “Vendimi nuk është i saktë, nuk ishte penallti. Duhej pritur një rishikim në fushë. Mbaj përgjegjësi kryesisht asistenti, pjesërisht arbitri që fryu bilbilin dhe pjesërisht VAR-i.”
Sipas Rocchit, VAR duhej të kishte ndërhyrë më me vendosmëri: “Nëse ka kontakt, duhet të ndërhyjmë. Ky penalizim është nën pragun që kërkojmë për ndërhyrje të tilla. Procesi që çoi në vendim ishte shumë i çuditshëm.”
Në audio-regjistrimin e publikuar, dëgjohet sesi asistenti këmbëngul që ka penallti, ndërsa VAR diskuton gjatë për natyrën e kontaktit, duke vendosur në fund të mbajë në fuqi vendimin në fushë.
Rocchi foli edhe për episodin e diskutueshëm në ndeshjen Lazio–Juventus, ku Gila ndërhyri ndaj Conceiçao në zonë.
“Këtu duhej të kishte një rishikim në fushë dhe penallti. Jo çdo lëvizje me këmbë është faull, por në këtë rast lojtari kërkon kontaktin me kundërshtarin. VAR duhej të kishte reaguar më saktë,” – deklaroi ai.
Top Channel