Në skuadër po ndryshon futbollin në Evropë, Bayern i Kompany është i pandalshëm
Tijjani Reijnders u largua me bujë nga Milani te Manchester City dhe fillimi i sezonit për të me skuadrën e Pep Guardiolës dukej se ishte i shkëlqyer. Por me kalimin e javëve shkëlqimi i tij filloi të venitet dhe rendimenti i tij në fushën e lojës pësoi një rënie të ndjeshme aq sa tifozët e Manchester City nuk kursehen aspak me kritikat e tyre ndaj holandezit.
Ndeshja e fundit ku paraqitja e Reijnders la për të dëshiruar ishte ajo ndaj Aston Villas në Villa Park, kjo edhe për shkak të vendosjes së tij në një pozicion që nuk përkon totalisht me profilin e tij; ai u vendos në një zonë të mesit të fushës ku e pati të vështirë të kalojë testin e sidomos krahasimin me një futbollist si Rodri. Dhe pikërisht aty dolën në dritë të gjithë limitet e Reijnders që nuk fitoi asnjë duel nga 7 që pari, një e dhënë që ndihmoi skuadrën e Unai Emery për të shfrytëzuar hapësirat e për të ndërtuar aksione dhe shënuar.
Nëse në sulm, Reijnders bën çfarë mundet, në prapavijë ish futbollisti I Milanit ka vështirësi shumë të mëdha dhe tifozët këtë e kanë kuptuar. Nisja e sezonit me një gol ndaj Ëolverhampton dhe rikthimi te goli dhe asisti në ndeshjet me Napolin e Arsenal pas një muaji thatësirë, lanë shumë të shpresohej për paraqitjet e tij. Por tani të gjitha këto janë një kujtim i largët dhe tifozët anglezë e kanë humbur durimin me holandezin.
Ka nga ata që fajësojnë direkt Reijnders, e ka të tjerë, më realistë që I shohin vështirësitë që po has mesfushori vetëm si një pjesë të një problemi më të madh të skuadrës që po vijon me të njëjtat oshilacione si në sezonin e kaluar.
Me fjalë të tjera, Reijnders mund të jetë një nga ato pjesë të puzzle të quajtur Manchester City që nuk arrin të jetë i bukur në fushë dhe njëkohësisht edhe fitues si dikur.Klasifikimi e thotë qartë, vendi i 5 me 6 pikë prapa Arsenalit kryesues. Tani duhet kthesa e fortë, ‘shkundja’ që tifozët po presin nga të gjithë duke përfshirë edhe Reijnders të cilit i kërkohet të ndryshojë dicka në mënyrën e tij të të luajturit, për të qenë jo vetëm një lojtar i rëndësishëm në mbështetje të Haaland, por sidomos një shtyllë e Manchester City kur skuadra nuk është në zotërim të topit dhe kur duhet të mbrojë, aspekt pët të cilin ai po kritikohet në këtë moment
Top Channel