Juventusi nuk e kishte me ngut shkarkimin e Igor Tudor. Por konferenca për shtyp e kroatit pas ndeshjes me Realin e Madridit në ‘Santiago Bernabeu’ dhe fraza që sipas ‘Tuttosport’ iu tha futbollistëve ‘Nuk keni dinjitet’, sollën në një lamtumirë të parakohshme të trajnetit kroat.

Ndeshjet me Udinesen dhe Cremonesen do të përfaqësonin pikën e kthesës dhe në mënyrën për të parë nëse Tudor e kishte kontrollin e skuadrës, përpara se të bënin llogaritë përfundimtare në derbin që do të luhej përpara pauzës së ndeshjeve kombëtare. Një plan perfekt ky që u anulua pikërisht nga sjellja e trajnerit.

Në ndeshjen pas Realit të Madridit, Igor Tudor ironizoi për algoritmin për vlerësimin e lojtarëve, një temë kjo e preferuar nga Shefi Ezkekutiv i bardhezinjve Comolli, ndërsa në dhomat e zhveshjes në Olimpico u kap me skuadrën duke iu thënë: ‘Nuk keni dinjitet’. Me fjalë të tjera, Tudor në harkun e pak ditëve i bëri armiq klubin dhe lojtarët.

Dhe e gjithë kjo ndodhi pas frazës për Fabregas kur tha se spanjolli mund të zgjidhte kë  të donte, ndryshe nga Tudor vete.  Pra, fati i shënjua. Por shkojmë më tej, pavarësisht raporteve personale,  ajo nuk u kapërdi nga drejtuesit torinezë  ishte ndjesia e konfuzionit në sfidën ndaj Lazios; zgjedhjet e bëra në fillim, zëvendësimet dhe sistemi taktik i lojës që ndryshonte shpesh, aspekte këto që e bënin të vështirë të kuptoje dhe detyrat që kishin futbollistët.

Në fund, shkarkimi u bë i paevitueshë, edhe pse situata sezonale nuk ishte shumë e kompromentuar duke parë edhe klasifikimit. Por kur ke sigurinë që trajneri nuk e ka më në dorë skuadrën, si pasojë vijnë edhe vendime të tilla

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta