Në këtë sezon është një skuadër që duket e pathyeshme. Bëhet fjalë për Bayernin e Mynihut që drejtohet nga Vincent Kompani. Kampionët e Gjermanisë deri tani i kanë fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani në Bundesligë dhe Champions League, 13 në total duke shënuar 47 gola dhe duke pësuar vetëm 9, një bilanc ky vërtet i frikshëm.

Sigurisht, Bayerni ka në radhët e tij futbollistë të një niveli shumë të lartë, por nuk është vetëm kjo arsyeja e këtij shkëlqimi të bavarezëve. Po të flasim për shifra, le të themi se Bayerni i Mynihut ka barazuar rekordin e Milanit të Fabio Capellos të sezonit 1992/93 që ka pasur të njëjtin rezultat dhe ishte një skuadër akoma më e fortë të paktën kur bëhet fjalë për individër.

Sebastiano Rossi në portë, Tassotti, Costacurta, Baresi dhe Maldini në mbrojtje, Gullit dhe Lentini në krahë, Albertini dhe Rijkaard në mesin e fushës me Van Basten dhe Massaro në sulm. Pa harruar këtu alternativat e ndryshimeve të lojtarëve të huaj(në atë kohë lejoheshin vetëm 3) duke hedhur në fushë  Papin, Savicevic e Boban. Po kështu në skuadër ishin edhe emra të tillë si Panucci, Donadoni dhe Simone. Një skuadër impresionuese që e nisi sezonin si një ortek përpara se të pësonte një rënie normale që lejoi Interin t’I afrohej në klasifikim. Ajo skuadër fitoi të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampioneve, por humbi finale e Olympique Marseille.

Bayerni i Mynihut i sezonit aktual, i ngjan këtij Milani legjendar të paktën  te rezultatet. Milani i asaj kohe shënoi 5 gola Napolit në San Paolo(tani Maradona Stadium), 7 Fiorentinës në Artemio Franchi. Ndërsa Bayerni shkatërroi skuadrën që nga larg duket si e vetmja që mund të rivalizojë disi bavarezët, Leipzig 6-0, më pas  fitoi me manita ndaj Hambur e shënoi poker golash Werder Bremenit.  Kompany ka vijuar me historinë e kohëve të fundit të Bayernit duke mbajtur atë sistem loje që parashikon mbrojtës, dy sulmues krahu, një trekuartist dhe një qendërsulmues . këtë vit kanë ardhur elementë të rinj që i kanë lejuar belgut të përdorë edhe rotacion masiv pa e ulur vlerën e formacionit titular.

Kështu në mbrojtje, Kompany mund të zgjedhë mes Boey, Upamecano, Kim, Laimer, Guerreiro, Tah, Davies dhe Stanisic.  Në dyshen e mesit të fushës janë Kimmich, Goretzka, Bishof e Pavlovic, në krahë,  Olise, Luis Diaz ose Gnabry nëse ky i fundit nuk vendoset në rolin e trekuartistit, pozicion ku në ndeshjet e  fundit ka dalë në skenë talenti 17 vjecar, Lennart Karl. Ndërsa në sulm janë Kane me Nicolas Jackson si alternativë, ndërsa Musiala mund të mendojë i qetë vetëm për riaftësimin .

Kompany ka krijuar një skuadër që nuk jep pika referimi kundërshtarëve dhe mund të ndryshojë skemat  e tij pa asnjë problem. Shkurt, ky Bayern duket se ka një taktikë avangard së bashku me Paris Saint Germain dhe Bournemouth

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta