Në skuadër po ndryshon futbollin në Evropë, Bayern i Kompany është i pandalshëm
Për momentin është vetëm një hipotezë, por Lega Calcio po mendon prej pak kohësh të afrojë orarin e ndeshjeve të mbrëmjes në Serine A në orën 20:00, nga 20:45 që zhvillohen deri tani.
Lajmi bëhet publik nga e përditshmja ‘Corriere Della Sera’ sipas së cilës, presidenti i Ligës Italiane të Futbollit, Ezio Maria Simonelli kishte nisur bisedat formale me drejtuesit e rrjetit DAZN që ka të drejtat e transmetimit të kampionatit edhe për 4 vjet të tjere, për të parë sesa e realizueshme është kjo hipotezë.
‘Po të varej nga unë, do të afroja orën e startit të ndeshjeve të mbrëmjes në 20:00’-kishte deklaruar vetë Simonelli më herët. Për momentin hipoteza më e mundshme është eksperimentimi I këtij orari të ri gjatë këtij sezoni për të parë nëse kjo ide mund të funksionojë.
Në këtë pikë, Liga Italiane e Futbollit ka edhe mbështetjen e futbollistëve dhe trajnerëve. Vetë Massimiliano Allegri kishte hedhur një ide të tillë ditë më parë. ‘Mund të afrohet orari i ndeshjeve në mënyrë që të evitohen dëmtimet e shumta, 3 orë gjumë më shumë do të ishin shumë të dobishme, me oraret aktuale e mbyllim shumë vonë’-ishin fjalët e trajnerit të Milanit
Top Channel