Milan barazon me Atalantën, por Leao sërish me probleme fizike, Allegri: Do të shohim për sfidën me Romën…

28/10/2025 23:52

Milani, ndaj Atalantës regjistroi barazimin e dytë në Serinë A italiane, por ndryshe nga ai në ndeshjen me Pisan, kjo ishte një pikë e fituar për kuqezinjtë.

Skuadra e Massimiliano Allegrit u desh të mbrohej mirë pas golit të Samuele Ricci, por trajneri livornez u më shumë e kishte mendjen te gjendja e Leaos dhe Gimenez.

‘Leaon e largova në fundin e pjesës së parë sepse kishte një shqetësim në ije-tha Massimilano Allegri-u stërvit, por nuk arrinte të shkëputej shpejt me vrap dhe nuk ishte mirë. Përsa i përket Gimenez është një goditje. Për Leaon të shohim cfarë do të ndodhë, por besoj se nuk është dicka e rëndë. Për ndeshjen me Romën do të jete dhe Estupinan, më pas do të duhet të shtrëngojmë dhëmbët për 10 ditë e pastaj do të jetë pauza për ndeshjet e kombëtareve për të pasur të gjithë’

Allegri bëri edhe një bilanc të skuadrës së tij në këtë ndeshje me Atalantën.

‘Në pjesën e parë gabuam shumë në largimin e topit, kjo edhe për meritë të Atalantës që bënte presion lart, por edhe pak për shkak të lodhjes-shtoi Allegri-në pjesën e dytë, e denim që ata nuk do të mund të na ushtronin presion vazhdimisht, por gabuam në disa pasime në 20 metrat e fundit dhe nuk shfrytëzuam rastet që patën. Pësuam një gol të evitueshëm, por po vazhdojmë me serinë e rezultateve pozitive, tani të mendojmë për të dielën kemi një ndeshje të bukur me Romën’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta