Lionel Messi ka shumë dëshirë të jetë në Botërorin e vitit 2026 me Argjentinën por ende nuk e ka marrë një vendim nëse do të jetë në këtë kompeticion që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Në një intervistë ekskluzive për rrjetin amerikan NBC pak ditë pas rinovimit të kontratës me Inter Miami, kapiteni i skuadrës Albiceleste, theksoi se do të marrë këtë vendim të tij vetëm vitin e ardhshëm

‘Do të ishte diçka e jashtëzakonshme po të isha në Botëror-tha ylli argjentinas i futbollit, që me një dygolësh udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores 3-1 me Nashvillë në sfidën e parë të playoff-it në MLS-do të doja të isha në formë të mirë dhe të luaja një rol të rëndësishëm për të ndihmuar skuadrën time, gjithnjë nëse do të jem’

Lionel Messi e luajti ndeshjen e tij të fundit të rëndësishme në shtëpi me Kombëtaren në shtator ndaj Venezuelës, një sfidë që skuadra kampione në fuqi e botës e fitoi me rezultatin 3-0 ku 38 vjecari shënoi dy gola përpara se të shpërthente në lot.

‘Kur të nisë faza parasezonale me Inter Miamin, vitin e ardhshëm, do të vlerësoj situatën ditë pas dite dhe do të shoh nëse do të jem në 100% të formës, nëse do të jem i dobishëm për skuadrën, kombëtaren dhe më pas do të marr një vendim-shpjegoi Lionel Messi-sigurisht kam shumë dëshirë, sepse është Botëror. Fituam edicionin e fundit të Kupës së Botës dhe do të ishte diçka fantastike po të mund të mbroja titullin në fushë sepse të luash me kombëtaren është një ëndërr sidomos kur bëher fjalë për një kompeticion zyrtar’.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta