Një ndeshje Botërori në…qiell? Arabia Saudite gati për ‘çmendurinë’ e madhe
Ish-mesfushori gjerman i Real Madridit komentoi acarimin e brazilianit në El Clasico, duke e kuptuar reagimin e tij, por duke theksuar se “mund ta përmbash zemërimin pak më gjatë”.
Toni Kroos e njeh Vinicius Junior si pak të tjerë. Ata kaluan vite së bashku te Real Madrid, duke ndarë fitore dhe zhgënjime, dhe ai e njeh mirë natyrën impulsive të brazilianit. Në podcastin e tij personal, gjermani foli hapur për episodin e Clásico-s, kur trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, vendosi ta zëvendësonte Viniciusin – një vendim që superylli i ri nuk e mori lehtë.
“Kur ke një ndeshje të shkëlqyer, veçanërisht në një ndeshje si kjo, nuk je i lumtur të largohesh. As mua nuk më pëlqnte kurrë të zëvendësohesha. Por, për të qenë i drejtë, nuk shkoja kurrë direkt në dhomën e zhveshjes”, tha Kroos, duke komentuar lëvizjen e Vinicius për t’u larguar i bezdisur.
Ish-mesfushori i Real Madridit u përqendrua te rëndësia e momentit dhe presioni: “Vetëm ata që janë atje e kuptojnë. Kur je në një Clásico, para 80,000 spektatorëve, me rezultatin 2-1, gjëja e fundit që do të doje të bëje është të largoheshe. Shumica e njerëzve që gjykojnë nga jashtë nuk mund ta vendosin veten në vendin e tij.”
Megjithatë, Kroos dërgoi edhe mesazhin e tij: “Më pas, kur qetësohesh, ndoshta mendon se mund ta mbash zemërimin tënd pak më gjatë. E kuptoj këtë, por siç mund ta shihni në foto, nuk është imazhi më i mirë.” Në mbyllje, gjermani u përpoq të qetësonte shpirtrat duke theksuar se Alonso, si ish-futbollist, di si t’i kuptojë këto reagime: “Nuk kemi pse t’i marrim gjërat kaq seriozisht. Trajnerët, veçanërisht ata që kanë luajtur futboll, rrallë e bëjnë këtë.”
Top Channel