Një ndeshje Botërori në…qiell? Arabia Saudite gati për ‘çmendurinë’ e madhe
Te Juventusi pritet ardhja e Luciano Spallettit në pankinë në vend të Igor Tudor, edhe pse vetë trajneri preferoi të driblojë zërat që flasin për të ardhmen e tij. Në fakt te Zonja e Vjetër janë të vendosur që të besojnë tek ai për të ndryshuar një sezon që deri tani është shumë i komplikuar
Në rast se bisedimet mes teknikut dhe klubit do të mbyllet me sukses atëherë te Juventus do të ketë një atmosferë familjare; në fakt te klubi torinez punon tashmë një anëtar i familjes së trajnerit dhe bëhet fjalë për djalin e dytë të tij, Federico Spalleti. I lindur në vitin 1995, Federico Spalletti erdhi në Torino kur në klub ishte ende Giuntoli dhe detyra e tij është kryesish zbulimi i talenteve të reja.
Sipas medias italiane, djali i Luciano Spallettit ndjek shumë ndeshje të kategorive më të ulëta dhe të të rinjve në mënyrë të drejtpërdrejt ose nëpërmjet videove duke analizuar cilësite teknike dhe taktike të futbollistëve dhe i sinjalizon Juventusit lojtarët më premtues. Për shkak edhe të eksperiencave në pankinë të Luciano Spallettit, Federico gjithnjë e ka ndjekur futbollin që nga një pasion është shndërruar në profesion për të. Në 2022, mori diplomën në Covercian për Kursin e Vëzhguesve, ndërsa një vit më pas te Udinese bëri stazhin si vëzhgues i talenteve të reja për skuadrën e parë.
Tani, duke parë situatën e orëve të fundit është e pamundur të mos bësh pyetjen: A do të ketë, Federico detyrën të sinjalizojë babain e tij për lojtarët më interesantë për Juventusin e tij?
Top Channel