Rindërtimi i skenës së aksidentit me vdekje që shkaktoi portieri spanjoll i Interit, aktualisht në gjendje shoku
Luciano Spalletti ka hedhur dritë mbi të ardhmen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në Serie A – dhe konkretisht, në stolin e Juventusit. Gjatë një aktiviteti në kinemanë Anteo të Milanos, ish-trajneri i kombëtares italiane komentoi zërat që e lidhin me “Zonjën e Vjetër”.
“Juventus? Pyetje e vështirë, sepse nuk kam pasur asnjë kontakt me ekipet italiane, por dua të kthehem,” – u shpreh Spalletti.
“Kam ambicien të kompensoj atë që më ndodhi së fundmi me kombëtaren. Pres me qetësi se çfarë do të ndodhë.”
Megjithëse 65-vjeçari përpiqet të shmangë spekulimet, ai mbetet kandidati kryesor për të zëvendësuar Igor Tudorin, pas shkarkimit të kroatit nga drejtimi i bardhezinjve.
Spalletti foli me respekt edhe për ish-trajnerin e Juventusit: “Tudor më dukej si një person serioz, një njeri me vlera. Më vjen keq për atë që po kalon, por kushdo që e zëvendëson do të jetë me fat, sepse do të gjejë një ekip të stërvitur mirë.”
Pavarësisht deklaratave të tij, burime pranë klubit bëjnë me dije se sot është planifikuar një takim midis drejtuesve të Juventusit dhe Spallettit.
Oferta në tavolinë parashikon një kontratë deri në qershor, me rinovim automatik në rast se skuadra siguron një vend në Ligën e Kampionëve.
Bianconerët preferojnë një marrëveshje njëvjeçare, ndërsa Spalletti kërkon një kontratë dyvjeçare – kërkesë që, sipas burimeve, mund të miratohet.
Pas përvojave të fundit, drejtuesit në Torino po tregohen të kujdesshëm për të shmangur angazhime afatgjata që mund të rëndojnë financiarisht klubin, si në rastin e Thiago Mottas.
Pas eksperiencës me Napolin dhe zhgënjimit me kombëtaren italiane, Spalletti kishte lënë të kuptohej se nuk dëshironte më të drejtonte në Itali.
Megjithatë, mundësia për të marrë drejtimin e Juventusit duket se e ka bërë të ndryshojë mendje. Për trajnerin nga Certaldo, ky do të ishte kulmi i një karriere që përfshin skuadra të tilla si Roma, Interi dhe Napoli.
Spalletti vlerëson strukturën dhe potencialin e bardhezinjve, duke besuar se mund të rikthejë ambicien e klubit në nivelet më të larta.
Ai mbetet i bindur se Juventusi mund të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve dhe të shkojë larg në garat evropiane.
Në fund, ai i dërgoi një urim edhe pasardhësit të tij në pankinën e Italisë, Gennaro Gattuso: “Shpresoj që ai të jetë në stolin e Italisë në Kupën e Botës.”
Top Channel