Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Krerët e organeve të drejtësisë raportuan sot para deputetëve në seancë plenare, por iu desh të prisnin gati 3 orë pas debatit mbi traditën parlamentare të bërjes së pyetjeve nga ana e deputetëve.
Të vetmit që kishin pyetje për drejtuesit e institucioneve të drejtësisë ishin deputetët e opozitës të cilët për kreun e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ILD kishin përgatitur 100 pyetje në lidhje me ato që ata i cilësojnë afera korruptive dhe zyrtarë të qeverisë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Eksperti Ervin Karamuço u shpreh në Top Story se politikanët kanë bërë tregti votash në KLP për të zhdukur dosjet e tyre nën hetim.
“Një numër i SKY ECC… Kush është ky zyrtar i lartë i ekzekutivit që flet me këtë, për çfarë po e mbajnë në sirtar. E di që ka në Parlament nga ata që po lobojnë për kreun e SPAK. Fundjavën e kaluar tek Prençi ka pasur zyrtarë ndërkombëtarë. Janë shumë të shqetësuar për mënyrën se si po menaxhohet zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK. Prokurorët janë në hall.
Të të hyjë një politikan që në këmbim të votave në KLP, i shpëtojë një dosjeje në SKY ECC ose korrupsioni. Opozita ka dosje të tjera, por flas për maxhorancën.
Garantoni procesin se nesër do të të ngeli ty faturë. Janë disa të vegjël që kanë probleme me SPAK, dhe thonë si mund t’i shpëtojmë, e flasin për vota pastaj. Politikanë e deputetë të rëndësishëm, patjetër, se nuk mund ta bëjë një i vogël që nuk i hapin as telefonin”, tha Karamuço.
Top Channel