Deputeti demokrat Bledion Nallbati kthehet sërish në SPAK.

Kësaj radhe për incidentin e Korçës ndodhur para zgjedhjeve parlamentare, kur teksa garonte si kandidat, vëllai i tij Altin Nallbati bllokoi qarkullimin dhe tentoi të dhunojë një drejtues automjeti.

Isha për të sqaruar situatën e konfliktit banal dhe të stisur nga Niko Peleshi me qëllim cenimin e procesit zgjedhor, deklarova si person në dijeni“, tha ai.

Ngjarja e hetuar së pari në Korçë ka kaluar për kompetencë në SPAK për shkak të cilësive të Bledion Nallbatit, që dyshohet se u përfshi në incident.

Vitin e kaluar SPAK pushoi çështjen ndaj Nallbatit që u përfshi në incident në kuvend me deputetin Vullnet Sinaj. Konflikti i radhës ka palë një qytetar

Nuk ka asnjë qëndrim nga SPAK se për çfarë vepre po e verifikon rolin e deputetit në incidentin e 3 majit 2025

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta