Tudor mundohet të mos e bëjë dramë momentin e keq të Juves: Duhet të jemi të bashkuar, luajmë pas dy ditësh

27/10/2025 00:19

Humbja e tretë radhazi e Juventusit në kampionat dhe Ligën e Kampionëve ka nxjerrë në pah krizën, dhe Igor Tudor nuk e ka fshehur shqetësimin e tij.

“Është një kohë e vështirë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë më shumë së bashku. Ka zhgënjim, sepse mendoj se u përgatitëm mirë”, tha trajneri kroat menjëherë pas ndeshjes. Një nisje e gabuar edhe në Olimpico? “Kostic po bënte nxemjen në fillim sepse pashë që Cambiaso nuk u paraqit mirë. Në përgjithësi, skuadra filloi mirë, përveç gabimit të Jonathan (David) dhe golit që shënuan.”

“Arritëm atje në zonën e penalltisë, por duhet ta përpunojmë topin. Dhe nuk ka nevojë të bëjmë gabime në mbrojtje, por ne gjithmonë bëjmë gabime. Gjithmonë ka dikush që bën një gabim dhe pastaj humbasim ndeshjen, ndihemi tmerrësisht keq, por duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të bashkohemi”, shtoi ai, më pas shtoi: “Të gjithë janë përgjegjës, sepse gjithmonë është kështu, do të përpiqemi të bëjmë më mirë, duhet të qëndrojmë të bashkuar, është një moment I vështirë ky, luajmë menjëherë pas dy ditësh, mendoj se me një fitore mund të fillojmë përsëri. Patjetër që na mungon diçka në çdo aspekt, sepse për të shënuar gola duhet të shkosh me katër sulmues, ndërsa kur mbrohesh duhet të kesh dhjetë mesfushorë, ky është pak problem. Nëse dikush gjithmonë bën një gabim dhe nuk shënon në sulm, është problem. Por nuk duhet ta bëjmë dramë, është një situatë e keqe, por duhet të qëndrojmë të bashkuar sepse luajmë menjëherë, pas dy ditësh.”

Juve nuk ka shënuar gol në katër ndeshje: “Sot u përpoqëm me dy sulmues, të cilët ishin aty, kishin rastet, pastaj me Franciscon, me Kenanin, me katër lojtarë sulmues, u përpoqëm… por patjetër që na mungon diçka.”

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta