Carvajal sërish ‘viktimë’ e dëmtimit, 2-3 muaj jashtë fushave të lojës
Igor Tudor e mbylli aventurën në pankinën e Juventusit pas 8 muajsh intensivë dhe të komplikuar. I ardhur në vend të Thiago Mottas në muajin mars, trajneri kroat menaxhoi një repart ofensiv të madh, por jo të bashkuar, një repart që ishte i përberë nga 9 sulmues.
E megjithatë ai nuk mundi të gjejë kurrë kuadraturën në këtë repart. Mes Serie A, Champions League dhe Botërorit për Klube, bilanci i përgjithshëm i sulmuesve të Tudor flet për 27 gola të shënuar me një minutazh të shpërndarë në mënyrë të parregullt dhe me një rendiment nën pritshmëri. Disa prej tyre kanë luajtur më rregullisht, të tjerë o kanë mbetur jashtë planeve ose kanë dhënë në fushën e lojës në momente të caktuara. Por asnjë prej tyre nuk ka kaluar në statistika dyshifrore gjatë kësaj periudhe dhe të marrë skuadrën për dore
Në total, sulmuesit e Juventusit kanë rreth 8000 minuta lojë efektive dhe shpërndarja e 27 golave është e pabarabartë; një pjesë ka ardhur nga Yildiz(8 gola), Vlahovic (7) dhe e Kolo Muani (5),ndërsa pjesa tjetër janë shënuar nga Conceiçao (4), Nico González (2) e Jonathan David (1). Ndërkaq nuk kanë shënuar asnjë gol Ëeah, Openda, Mbangula e Zhegrova, gjë që flet për një repart sulmi të zgjeruar, por jo prolific.
Një e dhënë e rëndësishme është edhe raporti mes minutave të luajtura dhe golave; Conceiçao shënon 1 gol çdo 272 minuta, ndërsa Yildiz ka një kontribut me gol e assist çdo 209 minuta. Shumë pak për një skuadër që është mësuar të jetë në nivelet më të larta të Serisë A dhe protagoniste në Evropë
Përsa i përket minutazhit të aktivizimit, Kenan Yildiz ka qenë futbollisti më I impenjuar nga Tudor me 1672 minuta në total në të gjitha kompeticionet. Pas tij vijnë (1.089) dhe Nico González (836), të ndjekur nga Vlahovic (866) dhe Kolo Muani (769),ndërsa të gjithë të tjerët në total kanë një minutazh prej 700 minutash. Në pjesën e fundit të klasifikimit gjejmë Opendan (232), David (559) e Ëeah (384), e deri te Zhegrova (36) e Mbangula (4 minuta). Të dhëna që tregojnë mjaft mirë rotacionin e vazhdueshëm dhe mungesën e një hierarkie fikse, apo një bomber si pikë referimi në repartin ofensiv të Zonjës së Vjetër në këto 8 muaj në drejtimin e Igor Tudor.
Top Channel