Del Piero ‘shfajëson’ Igor Tudor: Nuk është faji i tij, mungon ADN bardhezi..
‘Porcinos si Madridi, gënjejnë dhe gjithnjë ankohen’-ishte fraza e thënë nga Lamine Yamal që shkaktoi edhe sherrin masiv në El Clasicon e së dielës mes Realit dhe Barcelonës e fituar 2-1 nga skuadra e Los Blancos.
Ishte kjo frazë e thënë në një episod të Kings League të streamer-it Ibai Llanos skuadra e të cilit ishte pikërisht Porcino FC. Ky i fundit bëri mea culpa nëpërmjet një postimi në kanalet e tij duke marrë pjesërisht përsipër fajin për çfarë ndodhi në ‘Santiago Bernabeu’ në atë përplasje mes titanëve të futbollit spanjoll.
‘Lamine i pëlqen shumë King League dhe mendova se do të ishte argëtuese ta shihja atë të gjuante një penallti si president-tha Ibai Llanos-qëllimi ishte për promovimin e një programi për t’u nxehur pak unë dhe Lamine duke bërë shaka e duke ia kaluar shumë mirë, por pa folur për Realin e Madridit e as për Barcelonën. U shkaktua një sherr spektakolar dhe u konfirmua se e gjithë kjo shkoi në dhomat e zhveshjes së Realit, mjaft të shohësh veprimet e Carvajal, Vinicius apo Courtois. Nuk do shumë mend të kuptohet se gjestet që thonë ‘flet shumë’ janë për programin e Kings League’.
Ibai Llanos e mbylli videon e tij duke thënë: ‘Ajo që duhet të ishte një shaka dhe budallallëk bëri që në El Clasico të ndërhyjë edhe policia’
Top Channel