“SPAK në presion nga politika dhe krimi”, Anila Hoxha në “Top Story”: Media nuk është armik, është aty për të pyetur edhe 40 herë

27/10/2025 21:45

Pas seancës së sotme parlamentare, ku mbajti fjalën edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, po diskutohet mbi deklaratën e tij për presionet që Prokuroria e Posaçme ka pasur nga aktorët politik dhe krimi.

E ftuar në “Top Story” nga Grida Duma, gazetarja Anila Hoxha nuk u pajtua me deklaratën e kreut të SPAK, duke mos rënë dekoratë me barazimin mes presionit nga krimi dhe atij mediatik.

“Të dëgjoj nga kryeprokurori i posaçëm që ka presion nga krimi e pranojë por të barazosh presionin e krimit me atë nga mediat mendojë që është disi e tepruar, duke nënkuptuar që media është e njëjtë me krimin. Për sa kohë që mediat ndjekin çdo proces, nuk duhet të ngatërrohet asnjë prokuror, gjyqtar, ministër të bëhet redaktor. Media nuk është armik. Është aty për të pyetur, madje edhe 40 herë”, u shpreh Anila.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta