Champions League / Renditjet përfundimtare, si do të ndahen skuadrat për shortin, oraret dhe skema që do të përdoret
Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili kërkoi shpjegime mbi arsyet pse, sipas opozitës, kryeministri Edi Rama “është i paprekshëm” nga drejtësia.
Dumani theksoi se për SPAK nuk ka persona të paprekshëm, duke nënvizuar se çdo hetim kryhet mbi bazën e provave dhe jo të emrave.
Boçi: Pse SPAK e ka shpallur të paprekshëm Edi Ramën? Pse nuk mban ai përgjegjësi penale për çështjet e mësipërme?
Dumani: Për SPAK nuk ka të paprekshëm, nuk kanë rëndësi emrat por provat
Boçi: A i keni dëgjuar ju ultimatumin e kryeministrit Edi Rama në shkurt 2025, që SPAK më detyroi të dal në terren, të mos guxojë të gjurmojë partitë në zgjedhje. Ku do t’i gjeni provat zgjedhjet e tjera?
Dumani: Kemi qenë në terren. (I tregon Boçit rastin e vete specifik).
Top Channel