Pse duhet të paraqitet Berisha në SPAK ndërkohë që dosja ka kaluar për shqyrtim? Dumani: E ka vendosur Gjykata, vetëm ajo e ndryshon

27/10/2025 17:47

Kreu i SPAK tha vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën për detyrimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për t’u paraqitur dy herë në muaj para oficereve të policisë gjyqësore.

Dini ndonjë rast që kryeministri të jetë marrë i pandehur sepse ka zbatuar programin qeverisës?

Kjo çështje është konkrete, është kaluar në gjykim. Gjyqtari i seancës paraprake ka verifikuar akuzat dhe ka vendosur ta çojë çështjen për gjykim që të shqyrtohet në themel. Gjithë pyetjet i përkasin seancave gjyqësore në gjykatës së shkallës së parë.

Si ka mundësi që Balla nuk u thirr të pyetet nga SPAK?

Është në vlerësimin e prokurorëve.

Si shpjegohet që Rama nuk u thirr nga SPAK, ndërsa Berisha miratoi vendimin e KKRT u mor i pandehur.

I takon shqyrtimit të çështjes në themel.

Cila është arsyeja që ndaj Berishës ka një masë sigurimi për tu paraqitur dy herë në muaj në SPAK, ndërkohë që çështja ka kaluar për gjykim?

Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim Gjykate dhe është po gjykata që mund ta vendosë shuarjen.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta