Një surprizë jo shumë e bukur duket se është rezervuar për tifozët anglezë. Edhe pse nuk është zyrtare, shenjat flasin se këtë vit Premier League do të ‘varfërojë’ kalendarin e Boxing Day.

Në këtë vit, në datën e famshme 26 dhjetor që bie ditë e premte, do të zhvillohet vetëm një ndeshje e Premier League, një lajm ky që publikohet nga ‘The Times’ dhe ‘Daily Mail’.

Ndërsa pjesa tjetër e ndeshjeve të Boxing Day do të luhen në datat 27-29 dhjetor. Premier League e mori këtë vendim për shkak të detyrimeve për të drejtat televizive dhe për shkak të kalendarit të ndeshjeve duke parë edhe  zgjerimin e kompeticioneve evropiane dhe zhvillimin e të gjitha ndeshjeve të FA Cup në fundjavë.

Ndërsa ndeshje e kompeticioneve të English Football League që përfshin Championship, Divizionit të Tretë dhe të Katërt të futbollit anglez si dhe ato të National League, do të zhvillohen sipas traditës, në 26 dhjetor. Në rastin e Premier League, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar, gjithcka tregon se data 26 dhjetor do të trajtohet si një e premte e zakonshme me vetëm një ndeshje që do të transmetohet. Boxing Day është një prej traditave kryesore në futbollin anglez, një ditë ku familjet janë mësuar të mblidhen së bashku për të parë ndeshjet e kampionatit më të fortë në botë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta