LIVE/ “Veliaj ende nën hetim, 19 zyrtarë i dërguam për gjykim”, Dumani përballet me Berishën dhe deputetët e PD në Kuvend. Përgjigjet për Ramën dhe zgjedhjet e 11 Majit 27/10 20:44
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë.
I pyetur nga deputetja Jorida Tabakut se nëse ai po dorëzohej përballë presioneve, kryeprokurori u përgjigj se nuk ishte e vërtetë dhe se do të vazhdonte të ishte prokuror në Republikën e Shqipërisë.
Pyetja: Në fund të rrugëtimit tuaj si prokuror, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin?
Përgjigja: Jo. Unë nuk jam njeri që dorëzohem. Do vazhdoj të jem prokuror i Republikës së Shqipërisë edhe pas mandatit, kuptohet po na dha Zoti jetë. Nëse politika e kushtëzon që zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk kandidoj.
Top Channel