LIVE/ “Veliaj ende nën hetim, 19 zyrtarë i dërguam për gjykim”, Dumani përballet me Berishën dhe deputetët e PD në Kuvend. Përgjigjet për Ramën dhe zgjedhjet e 11 Majit Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, zbardhi në Kuvend raportin e vitit 2024 të Prokurorisë së Posaçme.
“Niveli i ri i krimit të organizuar paraqitet serioz. Pastrimi i parave, në krahasim me një vit më parë, paraqet rrezik. Trafikimi i qenieve njerëzore, konsiderohet me numër mesatar rreziku. Tipologjia e grupeve kriminale, ato janë aktive në lidhje me transportimin e lëndëve narkotike.
Sa i përket korrupsionit, në 2024 tregohet një numër në rritje të funksionarëve publikë. Në 2024, 10 funksionarë të lartë janë gjykuar. Nën hetim janë 33 ish-zyrtarë të lartë.
Një rol kyç në SPAK ka pasur ndikimi ndërkombëtar. Ka vijuar hetimi për 27 skuadra të përbashkëta hetimore.
Ka presion nga aktorë politik, mediatik dhe krimi i organizuar në drejtim të SPAK”, tha Dumani.
Top Channel