Moti i tërbuar nuk i ndal “Gjelat”! 2 orë ndërprerje, 3 gola dhe një Mbappe që “kërcënon” rekordin absolut të Messit! 23/06 02:54
Ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Administrativo-Territoriale shkaktoi debat sot në Kuvend.
Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj , i cili votoi kundër, u shpreh se qëllim i i PS dhe PD është që të eliminojnë partitë e reja.
Kundër votuan edhe Erald Kapri me Redi Muçin.
“Nuk e kuptoj zoti kryetar se si mazhornaca dhe opozita bëhen bashkë dhe fshehurazi ngrenë një komision pa përfshirë partitë e reja. Keni vetëm një qëllim, të eliminoni partitë e reja.
U bëtë bashkë, pa përfshirë askënd, nuk na bëjnë pis këto Taulant. Si s’të vjen turp! Nuk na përfshitë. Guxoni dhe vini këtu e flisni për financimin e partive politike. T’ju vij turp!”, shprehet Shehaj.
Peleshi: Kujdes me fjalorin
Top Channel