Në fund të muajit mars, Juventus caktoi Igor Tudor në stolin e Juventusit me teknikun kroat që e gjeti skuadrën bardhezi të kishte pësuar 2 humbje radhazi dhe 7 gola të pësuar, ndërkohë që kishte vetëm 9 ndeshje në dispozicion për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve dhe rikthimin e ADN juventine që dukej e humbur.

Një mision i përmbushur ky për Igor Tudor edhe pse me pak vështirësi; 5 fitore, 3 barazime dhe një humbje, statistika këto që i dhanë mundësi kroatit të shfaqet si një trajner i besueshëm duke bërë të klubit të rezervonte të drejtën për të ardhmen.

Në muajin maj, ndërsa në Torino dukej se ishin bërë gati për të mirëpritur Antonio Conten, Tudor punonte në qetësi teksa kërkonte që t’i siguronte Juventusit kualifikimin për në Ligën e Kampioneve. Objektivi u arrit dhe kroati i përforcoi vetë pozitat e tij. ‘Jam gjithmonë i lumtur dhe i kënaqur. Kemi fituar diçka të madhe, por duhet të pranojmë që jeta si trajner ka shumë pasiguri, gjithçka vihet në pikëpyetjekanë qenë fjalët e Tudor-them vetëm faktin se një trajner mund të jetë në Botërorin e Klubeve në skuadër dhe vitin tjetër nuk është më dhe kjo nuk është një gjë e bukur dhe në këtë këndvështrim, nuk ka kuptim që unë të bëj këtë punë’

Ishte kjo një deklaratë qe mund të shkaktonte tensione mes klubit dhe trajnerit, por Juventusi, duke parë edhe qëndrimin e Contes te Napoli, zgjodhi të besojë te projekti teknik dhe te dëshira e Tudor për të qëndruar në stolin e Zonjës së Vjetër. Dhe kështu ndodhi, kroati u konfirmua në pankinë dhe pas një botërori për klube, i dobishëm për të përmirësuar mekanizmat e skuadrës, gushti dhe fillimi i shtatorit, dhanë përgjigje bindëse; 3 fitore në 3 javët e para dhe barazimin me Borussia Dortmund në Ligën e Kampioneve.

Nga ky moment, retë gri pushtuan Continassan, qendrën sportive të Juventusit, që me kalimin e ditëve u bënë gjithnjë e më të zeza deri në momentin kur Basic shëno golin që i dha fund aventurës së Tudor në stolin e bardhezinjve. Tekniku kroat pagoi pamundësinë e gjetjes së rezultateve dhe zgjidhjeve taktike të vazhdueshme; 3 barazime dhe 2 humbje në kampionat, 1 barazim dhe 1 humbje në Champions. Fitorja e fundit daton në 13 shtator kundër Interit, kur goli i Adzic ndaj zikaltërve krijoi përshtypjen se ky sezon do të ishte ai i Juventusit të vërtetë.

Kështu, tani klubi torinez përgatitet për fillimin e një kapitulli të ri. Një histori që do të nisë të mërkurën në mbrëmje me Massimo Brambilla që do të jetë përkohësisht në pankinë përpara se të gjendet një zgjidhje më e stabilizuar në ditët e ardhshme. Shpresa e tifozëve të Juventusit është që fjalët e Del Pieros të mos jenë profetike

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta